Gjirokastër, viti i ri arsimor
fillon pa probleme

Gjirokastër, viti i ri arsimor<br />fillon pa probleme
GJIROKASTER - Rreth 1300 nga 12 mijë nxënës të ciklit parauniverstiar në qarkun e Gjirokastrës janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës. Pothuajse të gjitha ambientet e shkollave i plotësojnë kushtet e mbarëvajtjes së procesit mësimor.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Arsimore Rajonale, sivjet rreth 7000 nxënës do të ndjekin ciklin 9-vjeçar, prej të cilëve 400 në arsimin jopublik, 3000 arsimin e mesëm, 300 në arsimin profesional, 800 ciklin parashkollor dhe 1300 vogëlushë ulen për herë të parë në shkollës.

Rreth 90% e shkollave në rrethin e Gjirokastrës janë pajisur me libra sipas përzgjedhjes së tekseve shkollore nga vetë mësuesit dhe pothuajse të gjitha shkollat janë pajisur me laboratorë informatike.

Në rrethin e Gjirokastrës në ciklin parauniversitar funksionojnë 36 shkolla, prej të cilave 5 gjimnaze, 2 profesionale, 28 shkolla të profilit 9-vjeçare, si dhe 3 shkolla jopublike.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)