Një ngjarje e ndodhur në nëntor të 2014, në afërsi të doganës greke në Kakavijë është zbardhur nga Policia e Gjirokastër. 21 vjeçari, Spiro Kuoçka nga Ksamili i cili dyshohet si autori kryesor i vjedhjes me armë të 4 personave, në nëntor të viti të kaluar, është ndaluar nga policia.
Ky person dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur me armë këto persona: E.R, 27 vjeç dhe E.R, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Suk 2 të Fierit,
A.C, 22 vjeç, banues në Suk 1, si dhe A.C, 26 vjeç, banues në Peqin. Gjithsej, 4 shtetasve iu vodhën 5 aparate celularë, 370 Euro dhe 10.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat telefoni celualr së bashku me kartën sim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale të “Vjedhjes me armë”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com