Në Gjirokaster, Sarandë dhe Delvinë rreth 650 abonente po paguajnë faturat e prapambetura te dritave me këste mujore. Drejtori i Shpërndarjes së OSHEE për rajonin e jugut, Aurel Meçi, bën të ditur se pjesa më e madhe e përfituesve jane familje ne vështirësi ekonomike. Në skemë janë përfshirë dhe biznese të vogla që operojnë në Qarkun e Gjirokastrës dhe në bashkitë Sarandë e Delvinë, që janë nën administrimin e kësaj drejtorie.
Pavarësisht mundësisë për pagese me keste, situata e debitorëve vijon të mbetet problematike. Edhe gjatë ketij viti numërohen rreth 5 mijë abonentë debitorë, në pjesën dërrmuese familjarë, çka tregon për vështirësitë në përballimin e kostos së energjisë. Zona më e prekur mbetet Saranda, ku niveli i detyrimeve të papaguara është më i lartë krahasuar me zonat e tjera.
Në këtë kontekst, OSHEE bën me dije se skemat mbështetëse do të vijojnë të zbatohen edhe gjatë 2026-es, duke synuar jo vetëm lehtësimin e barrës financiare për qytetarët dhe bizneset, por edhe rritjen e nivelit të arkëtimeve.
Konkretisht përfitojne abonentet familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe ata me KEMP te cilet paguajne me këste fikse 1,200 lekë/muaj. Ndërsa abonentet e tjere paguajne Shumen prej 2,800 lekësh/muaj. Tjetër element i rëndësishëm i skemës është lehtësimi apo falja e kamatëvonesave.
Komente











