Një person është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik që ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Burime nga uniformat blu të Gjirokastrës bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Sofratik, automjeti tip Opel, me targa greke YNP, që drejtohej nga shtetasi Grigor Magllara, 51 vjeç  ka përplasur shtetasen me iniciale M.B, e cila po tentonte të kalonte rrugën.

Shtetasja në fjalë është në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar për në spitalin rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën e parë, ndërsa 51-vjeçari Magllara ka qëndruar në vendin e ngjarjes për të ndjekur procedurat ligjore për rastet e tilla. Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa bënë me dije se e aksidentuara është me origjinë nga Libohova./ATSH/