Gjirokastër/ Arrestohet 38-vjeçari nga Bangladeshi me banim në Kamëz, tentoi të kalojë ilegalisht 4 emigrantë drejt Greqisë

Gjirokastër/ Arrestohet 38-vjeçari nga Bangladeshi me banim në Kamëz, tentoi të kalojë ilegalisht 4 emigrantë drejt Greqisë

Foto ilustruese

Gjirokastër - Një person nga Bangladeshi është arrestuar nga policia pasi kishte tentuar të kalojë ilegalisht, kundrejt pagesës, nga Shqipëria drejt Greqisë, 4 emigrantë.

38-vjeçari nga Bangladeshi është identifikuar me inicialet M.T. dhe jeton në Kamëz.

Raportohet se 38-vjeçari kishte strehuar 4 emigrantët një natë më parë në një hotel në Tiranë.

“Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, u vu në pranga shtetasi:

M. T., 38 vjeç, nga Bangladeshi, banues në Kamëz.        

Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë”,- njofton policia.

Blutë raportojnë se kanë sekuestruar gjithashtu 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës