GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastër ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për trafik droge, pasi dyshohet se më 3 gusht të këtij viti po transportonte në mjetin e ndaluar nga policia 450 kg marijuanë.
Sipas policisë nga provat shkencore te siguruara rezulton se G. Arapi është një prej autorëve të ngjarjes.
Më 3 gusht 2014, Specialistet e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë bllokuan një furgon ku brenda tij kishte 8 fuçi plastike dhe disa thasë plasmasi ku brenda tyre kishte rreth 450 kg mariuanë, dhe dy kallashnikovë, ku autorët braktisën mjetin gjatë ndjekjes dhe mundën të largoheshin.
Mësohet se policia po punon për kapjen e autorit tjetër. Por për arsye te vijueshmërisë së hetimit nuk bëjnë me dije gjeneralitetet e plota të të ndaluarit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com