GJIROKASTER - Asgjësohen 150 kg peshk në Gjirokastër. Sasia e bllokuar ditën e djeshme e cila tregtohej nga dy persona që i përkasin komunitetit rom në një prej rrugëve të qytetit, u ekzekutua sot pas bllokimit që i ka bërë Inspektorialti i Peshkimit.
 
E gjithë sasia e peshkut të bllokuar, për 24 orë rresht, është mbajtur në kushte frigoriferike nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe më pas sot, u gropos në një largësi prej 3 km nga zona urbane e Gjirokastrës. E gjithë sasia e peshkut të groposur, nuk ishte e certifikuar dhe e pashoqëruar me ndonjë dokumentacion origjine që të vërtetonte se është i gatshëm për konsum.in
 
Specialistët pranojnë për A1 Report, se peshku është zënë përmes metodave helmuese që janë përdorur në ujërat ku është kapur. 

AKU në Gjirokastër në bashkëpunim dhe me Inspektoriatin e Shërbimit Vetrinar, Bashkinë, Inspektoriatin e Peshkimit dhe Shoqatën e Gjuetarëve dhe Peshkatarëve Sportivë, po koordinojnë punën për një mbarëvajtje sa më të mire, si për rritjen e sigurisë ushqimore edhe për mbrojtjen e florës dhe faunës në këtë zonë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)