GJIROKASTËR- Operacioni për asgjësimin e lëndëve narkotike ka vazhduar dhe në Gjirokastër.

Forcat e Policisë të këtij qarku kanë asgjësuar ditën  e sotme në fshatin Labovë e Vogël 1500 rrënjë kanabis sativa.

Lënda narkotike kultivohej në kubik.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Gjirokastër bimët narkotike ishin vendosur mes pemëve në vendin e quajtur "Mavrambël".

Në vijim të operacionit policor janë arrestuar tre persona Dhimitër Krisafi, 33 vjeҫ dhe Erjon Krisafi, 29 vjeҫ  nga fshati Karjan i Gjirokastrës.

Ndaj këtyre dy personave rëndon akuza e "Kultivimit të bimëve narkotike ".

Droga kultivohej në tokën e Andrea Xhavarës, i cili është arrestuar me akuzën e "Moskallëzimit të krimit".
                         
Njoftimi i plotë i policisë:
Gjirokastër.

Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Asgjësohen 1500 bimë Cannabis Sattiva të kultivuara në kubik.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën kultivimit të bimëve narkotike, më datë 24.07.2017, në vendin e quajtur "Mavrambël", në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, në një ambjent mes pemëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë konstatuar 1500 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në kubik.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Dhimitër (Romeo) Krisafi, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Erjon (Niko) Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. (Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës) (Për veprën penale "Moskallëzim i krimit".)


[gallery]23240[/gallery]