Gjirokastër, autorë italianë i
dhurojnë universitetit, 600 libra

Gjirokastër, autorë italianë i<br />dhurojnë universitetit, 600 libra
GJIROKASTER - Një tjetër volum librash italianë i shtohen bibliotekës së Universitetit “Eqrem Cabej”, në Gjirokastër.

Publicisti i njohur italian Amedeo Ranghelli ka udhëtuar nga Roma në Gjirokastër, pikërisht për të dhuruar një sasi titujsh nga autorë të ndryshëm të letrave italiane, bibliotekës së Universitetit të Gjirokastrës.

Ceremonia e dhurimit të titujve të librave në gjuhën italiane është organizuar në zyrën e rektorit të universitetit Gëzim Sala.

Librat e dhuruar janë një pasuri e paçmushme që do t’u hyjnë në punë jo vetëm studentëve të italishtes, por edhe atyre të administrimit publik dhe arkeologjisë pranë këtij universiteti, pasi janë një dëshmi e qartë e zhvillimit të kulturës së hershme italiane, në këndvështrimin e autorëve më të shquar të Italisë.

Nga ana e tij, rektori Gëzim Sala ka vlerësuar dhuratën e publicistit italian, i cili ia privoi bibliotekës së tij personale, për t’ia dhuruar Bibliotekës së Universitetit të Gjirokastrës.

Vetë publicisti italian Ranghelli, ka pranuar se kontaktet mes Universitetit të Gjirokastrës dhe universiteteve italiane, do të vazhdojnë. Sipas ij, ky bashkëpunim do të finalizohet edhe me një binjakëzim me Universitetin “Gabriele D’anunzio” në Peskara.

Në ceremoninë e dhurimit të librave, ka asistuar konsulli i përgjitshëm italian në Vlorë Massimo Bergezio si dhe konsulli i nderit të Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilushi. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë