GJIROKASTËR - Në një vend të dukshëm të zonës muzeale të Gjirokastrës, dikur ka qenë vendosur një statujë e diktatorit komunist, Enver Hoxha, por gjatë verës ishte ngritur një hotel. Në atë vend ishte planifikuar të ngrihej Fakulteti Ekonomik i Universitetit Çabej, por projekti mbeti gjithnjë në letër dhe nuk u konkretizua asnjëherë.
Por gjatë ditës së sotme inspektorët e INUK kanë vendosur shiritat dhe kanë ndaluar pronarët e truallit që të vazhdonin me ndërtimin e një godine hotelerie. Sipas të dhënave, ish-drejtori i Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, kishte dhënë leje për rikosntruksion.
Por pronari Hysen Kodra, kishte bërë ndërtim, duke mos marrë leje ndërtimi nga bashkia e Gjirokastrës. Gjithashtu për këtë ndërtim ishte denoncuar edhe ish-ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, pasi kishte dhënë leje për të ndërtuar aty.
Nga rreth 300 ndërtime pa leje në Gjirokastër, është zgjedhur ky ndërtim, që pretendohet të jetë më leje, për t’u shkatërruar. Aksioni për shembjen e tij do të bëhet gjatë ditës së premte.
Ndërtimet pa leje në Gjirokastër janë bërë shpesh objekt i raporteve të UNESKO-s, e cila ka paralajmëruar se qyteti mund të humbasë edhe statusin e fituar si pasuri e trashëgimisë botërore.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hotel pa leje në qendrën muzeale të Gjirokastrës / 28 maj 2013