Një biznes për për lyerje makinash është djegur gjatë orëve të natës, pranë Fushës së Vjetër në Gjirokastër.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij, në dy pallate aty pranë.

Si pasojë e zjarrit të rënë në gjysmën e qytetit u ndërpre energjia elektike për rreth gjysmë ore.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.