Gjirokastër, djemtë e Labërisë
djegin simbolet e "Agimit të Artë"

Gjirokastër, djemtë e Labërisë<br />djegin simbolet e
HIMARË - Për deklaratat antishqiptare të pak ditëve më parë, nga përfaqësues të “Agimit të Artë” në Himarë, ka ardhur edhe reagimi i tyre. 

Djemtë e Labërisë janë mbledhur sot në Gjirokastër, pranë Urës së Kardhiqit, ku kanë djegur flamurin zyrtar të partisë neonaziste greke, si dhe kanë djegur disa banderola të bardha, mbi të cilat kishin shkruar "Agimi i Artë". 

Pjestarët e kësaj shoqate i kanë bërë thirrje “Agimit të Artë”, që të mos provokojnë më me thirrje nacionaliste, pasi, sipas tyre, do të përballen me reagimin e shqiptarëve.

Ky është reagimi i dytë, pasi një ditë pas deklaratave nga Himara, një organizatë patriotike në Fier, veshi dy qenë me flamuj grek. 

Deklaratat provokuese nga Agimi i Artë u bënë më 11 gusht në Himarë, gjatë përvjetorit të tretë të vdekjes së të riut Aristotel Guma. 


agimi i arte

(Ne foto: Djegia e banderolave te bardha ku shkruhej Agimi i Arte)

Redaksia Online

(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit