Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar urdhër për arrestimin e 4 personave të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘Fshehja e të ardhurave’.
Të arrestuar janë Rebani Koçiu, 56 vjeç, vëllai i tij, Lutmir Koçiu, 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit dhe Paqësor Koçiu, 28 vjeç dhe Bufe Koçiu, 27 vjeç djali i 56-vjeçarit. Të 4 këta persona dyshohet se jepnin para me fajde ndërsa vlera të mëdha parash janë sekuestruar në biznenset e tyre.
Sakaq, Prokuroria ka udhëruar kryerjen e kontrolleve në dy pika të këmbimit valutor në Tiranë dhe Gjirokastër.
Në pikën valutore në Tiranë në pronësi të Rebani Koçiut ku janë sekuestruar:
- 13.470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë,
- 40.895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro,
- 8.780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund,
- 9.922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan,
- 10.380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga,
- 3.145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez,
- 85.720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira,
- 1 pajisje DVR
- 2 blloqe shënimesh
- 20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan.
Në pikën valutore në Gjirokastër në pronësi të Lutmir Koçiut janë sekuestruar:
- 13.443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë;
- 91.865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro;
- 7.965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund;
- 12.674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan; dhe
- 5 pajisje elektronike “Kompjuter”
- 90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan;
- 3.580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe
- 118.500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë
Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës
Dyshime për ‘Fshehje të të ardhurave’, Prokuroria Gjirokastër lëshon urdhra ndalimi për katër persona, sekuestrohen para, euro, paund, dollarë e franga
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, lëshoi katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.
Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 13.470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë,
- 40.895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro,
- 8.780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund,
- 9.922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan,
- 10.380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga,
- 3.145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez,
- 85.720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira,
- 1 pajisje DVR
- 2 blloqe shënimesh
Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 20.000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan.
Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 13.443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë;
- 91.865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro;
- 7.965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund;
- 12.674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan; dhe
- 5 pajisje elektronike “Kompjuter”
Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan;
- 3.580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe
- 118.500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë
Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal.
Komente











