Laborator kokaine në banesën e ish-kreut të komunës Frakull në Fier, në pranga 15 persona, mes tyre 4 të rinjtë që u kapën me armë në Tiranë

FIER- Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Burime për Report Tv mësojnë se banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.

Deri tani janë arrestuar 15 persona dhe mësohet se 4 prejt tyre, janë të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kllashnikovë, të cilët dyshohet se janë pjesë e këtij grupi. Ato arrestuan pasi kanë dalë në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.

4 të arrestuarit sot në Tiranë, si pjesë e laboratorit të kokainës në Fier janë, Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Policia lokale është shmangur për shkak të dyshimeve për dekonspitim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
4 të arrestuarit me pistoleta e kallashnikovë në Tiranë, pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Fier

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, si dhe DEA-s amerikane. Report Tv mëson se nga 15 të arrestuarit, pjesë e këtij grupi janë edhe 4 të rinjtë që u kapën sot në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikov.

Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Mes tyre është edhe Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i cili është i njohur për policinë pasi Klajdi Kodra është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në 27 maj 2021.  

Ora 19:35
Laboratori i kokainës në Fier, flet kryeplaku i fshatit: Ishin rreth 200 thasë në oborrin e banesës së Çervanakut

 

Kryeplaku i fshatit Frakull i Madh në Fier tha se në banesën e ish-kryetarit të komunës së Viktor Çervenakut, ku u zbulua laboratori i drogës, u gjetën 200 thasë me pleh kimik, ku dyshohet se ishte fshehur kokaina.

‘Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës.’- u shpreh ai.

Ora 19:32
VIDEO/Laboratori i drogës në Fier/ Ky është momenti i transportit të thasëve me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina

 

Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur kokaina e zbuluar në laboratorin e kokainës në Fier transportohet me kamionë. Siç shihet e gjithë lënda narkotike është e futur në dhjetëra thasë të bardhë ku kishte edhe pleh kimik që shërbente si kamuflim i lëndës narkotike.

Ora 19:29
FOTO/ Transformoi banesën në laborator kokaine, ky është ish kryetari i komunës Frakull

1669314006_page.jpg

Ky është Viktor Çervanaku, ish kryetari i komunës Frakull e Madhe, i cili kishte kthyer banesën e tij në laborator droge.

Ora 19:17
Dalin pamjet nga laboratori i kokainës në Fier! Banesa ku përpunohej droga e ish-kryetarit të komunës Frakull

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga laboratori i kokainës në fshatin Frakull i Madh në Fier. Në pamje shihet banesa ku përpunohej kokaina. Mësohet se banesa ku bëhej përpunimi i kokainës ishte e në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.

Ora 18:33
Mbërriti nga Amerika Latine, si ishte fshehur kokaina që do të përpunohej në një laborator në Fier

Kokaina e cila është zbuluar në portin e Tivarit në Malin e Zi, kishte mbërritur nga Amerika Latine e futur në disa thasë me pleh kimik, me një sasi prej 400 kg. Kokaina u zbulua në muajin korrik dhe u mbajt në vëzhgim deri në momentin kur u tërhoq nga shtetas shqiptarë për tu përpunuar në laboratorin e kokainës në Fier.

 

Ora 18:26
Laboratori i drogës, aksioni nga DEA amerikane! Sasia e kokainës prej korrikut nën vëzhgim në Tivar

1669314247_finalprojekt.00092117.Still002.jpg

Kokaina e cila u mbajt në vëzhgim në Portin e Tivarit, ishte zbuluar që prej muajit korrik dhe po priteshin porositësit që të shkonin dhe ta merrnin. Operacioni mbajt i fshehur dhe është zhvilluar nga DEA amerikan, SPAK si dhe nga policia malazeze.

Ora 18:10
Si u ‘kapën mat’ trafikantët e drogës që kishin laboratorin në Fier, morën kokainën në Tivar! Ishte prej 4 muajsh nën vëzhgim

1669309918_47446228284449FCA1B3F253F829DB9Aw1200r1.webp

Laboratori i drogës në Fier është zbuluar pasi në muajin korrik u pikas një sasi e madhe e kokainës në Tivar në Mal të Zi. Ajo u mbajt nën vëzhgim prej disa muajsh dhe pasi është marrë nga atje dhe është sjell në Fier është ndërhyrë.

Ora 17:50
Dyshohet për laborator kokaine në Fier! SPAK lëshon disa urdhër arreste

Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit, e ndërsa janë arrestuar disa persona, ndonëse nuk ka një numër konkret. Operacioni është realizuar nga SPAK, i cili ka nisur prej disa muajsh dhe është në vijim e sipër.

Dhjetëra forca policore ndodhen në vendin e ngjarjet ku po kryen kontrolle, e ndërsa raportohet edhe që në këtë operacion është përfshirë edhe DEA Amerikane.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 24/11/2022 23:33

    Nji pallat mè pak nè Tiranè.

    Përgjigju
  • shoku: 24/11/2022 22:14

    Pune korrakesh alla amatoresh, kaq budallenj sa qe vertet kujtuan se kaluan thaset me pleh nga Tivari ne Fier pa problem, si te filmi Po ky eshte miell more te uruar, keta u provuan nga cunat e Dubait si kavje laboratori qe a do funksiononte apo jo.

    Përgjigju
  • Andi: 24/11/2022 22:03

    Besoj fajin e ka saliu

    Përgjigju
  • Aliu: 24/11/2022 21:37

    Te rroje DEA thuaji, se te jete per ne as kishte per t’i kapur njeri.

    Përgjigju
  • Pallmall: 24/11/2022 19:48

    Te jete rastesi valle... ku PS fiton nga 10 me 1... lulezon laboratori... fier vlore berat elbasan... perpara 1 meleon shpullat

    Përgjigju
    • JaKeFutKotPlako: 24/11/2022 23:49

      Ja ke fut kot plako nqs 10 me 6 ty te duket 10 me 1 ateher do jesh ndonje fans i Lulit sepse ai e ka qejf matematiken. Problemi eshte se dhe cfare kandidatesh ve per te fituar. Gjithsesi informohi pata se te flasesh.

  • Berat: 24/11/2022 19:21

    Si do veprohet tani me Fierin ?????Si me standartin e serave te Beratit o M.Rumbullaku ; nuk besoj per arsye se aty ne muajin Korrik iu gjeten edhe mbi 40 mije rrenje kanabis edhe nuk ndodhi asgje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita akuzon Ramën për sulmin ndaj Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet nga flakët një hotel luksoz në Turqi, nuk ka të lënduar

Përfshihet nga flakët një hotel luksoz në Turqi, nuk ka të lënduar