Ora, veshjet e diploma, ekspozohen sendet personale të Musine Kokalarit! Bibika rrëfen amanetin e disidentes

GJIROKASTERPër 41 vite me radhë ka ruajtur me kujdes dhe fanatizëm rrobat dhe sendet personale të shkrimtares disidente Musine Kokalari, e tashmë i dorëzoi pranë muzeut që pasardhësit e Musinesë e kanë ngritur në qytetin e Gjirokastrës.

Bibika Kokalari tregon disa prej çasteve nga takimet e pakta që mundi të kishte me intelektualen gjirokastrite, e cila u burgos dhe internua për rreth 40 vite nga regjimi komunist deri sa ndërroi jetë e vetme në Rrëshen në 1983.

“Sendet i kemi marrë në Rreshen në korrik të ’83 (një muaj para se Musineja të ndërronte jetë). Ajo e shkreta i kishte mbledhur, lidhur e bërë gati. Kur mi ka dhënë është ulur në atë minderin e saj prej dërrase dhe lëshoi një psherëtimë. Mua mu duk se ishte shumë e sëmurë. Tani u lehtësova tha se i lashë në duar të sigurta”, tregon Bibika Kokalari, bashkëshortja e djalit të hallës së Musinesë.

Pjesë e muzeut tashmë janë diploma e saj origjinale, valixhja në të cilën Musineja kishte ruajtur dorëshkrimet dhe ora. Bibika Kokalari shprehet se jo pak herë i është kërkuar që sendet që mbante prej vitesh t'i dorëzonte pranë Muzeut Etnografik në Gjirokastër, por siç thotë ajo, kjo nuk mund të ndodhte kurrë, pasi ky muze ndodhet në banesën e ish-diktatorit Hoxha.

“Për fat të keq muzeu etnografik në Gjirokastër është në shtëpinë e Enver Hoxhës gjë që për mendimin tim është gabimi më i madh. Më thanë një herë që t’i çoj atje por nuk pranova. Më mirë i mbaja në shtëpinë time ashtu siç i kam mbajtur por në atë muze nuk i çoja sepse ai ishte xhelati i Musinesë”, shton ajo.

Musine Kokalari ishte ndër veprimtaret politike e kulturore me te rendesishme e shek. XX. Ajo vuajti ne internim sepse nuk pranoi komunizmin, madje në gjyqin famkeq kundër saj, mohoi kategorishkt te ishte mbeshtetese e regjimit dhe idealeve te Enver Hoxhes çka solli dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'