Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar

Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar

Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës Gjirokastër

Gjirokastër- Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë sot (19 Nëntor) pretencën në ngarkim të ish-kreut të Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që gjenden në qeli, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi. 

Gazmend Frëngu, prokurori i çështjes, në konkluzionet e dhëna para gjykatëses Nertila Përralla, kërkoi 6 vjet burg për ish-zyrtarin vendor Taçi dhe nga 4 vjet burg për dy të tjerët.

Nisur nga kërkesa e të pandehurve qysh në seancën fillestare, për gjykim të shkurtuar, Florian Taçit do t'i ulet 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor, pra do të dënohet me 3.4 vjet burg, përllogaritur këtu dhe 7 muaj që ka kaluar në arrest shtëpie gjatë kësaj periudhe. 

Ndërsa Memisha dhe Nakuçi do të vuajnë nga 2.5 vjet burg. Mbi ish-kreun e  Kadastrës së Gjirokastrës rëndojnë akuzat e falsifikimit, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Mbrojtja kërkoi 10 ditë kohë për konkluzionet.

Florian Taçi u arrestua në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës më 28 shkurt të këtij viti. Më 2 Mars Gjykata miratoi masat e sigurisë ndaj tre të pandehurve.

Gjatë seancës Gjykata nuk pranoi prezencën e Report TV në sallë, teksa nuk është dhënë asnjë sqarim nga zëdhënësja e institucionit, edhe pse i është kërkuar një shpjegim zyrtar.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë