Gjykata e Shkallës Parë dha masën detyrim paraqitje për kryeplakun e fshatit Perlat Zeneli dhe Bino Nela, Franko Alidervishi, Ylber Agaj.
Ata u akuzohen për veprat penale të “Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengim i qarkllimit të mjeteve të transportit “, si dhe “Vetgjyqësi”, vepra këto të parashikuara nga nenet 239,277, e 25 të Kodit Penal.
Disa ditë më parë ata protestuan duke bllokuar hyrjen e makinerive por dhe të punëtorëve të kompanisë.
Banorët e Kalivaçit protestuan duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. Ata thonin se të arrestuarit e tyre, nuk kanë kryer asnjë vepër penale përveçse kanë protestuar për të drejtat e tyre ndaj firmës koncesionare "Begetti" e cila është administratorja e veprës hidro-energjitike.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)