GJIROKASTER - Policia e Gjirokastër ka arrestuar të dyshuarin kryesor të vjedhjes dhe dhunimit të familjes së Babait të Teqesë në fshatin Shtëpëz i Ri të Gjirokastrës, si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.
 
Në prangat e policisë ka rënë Armand Bardhi 24 vjeç banues në Gjirokastër. Sips policisë Bardhi, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të maskuar, në 5 tetor kanë vjedhur me dhunë banesën e Babait të Teqesë, Alim Saraçi dhe 4 anëtarëve të familjes së tij. Sipas uniformave blu autorët e vjedhjes kanë marrë 150.000 lekë dhe disa bizhuteri duke ushtruar dhunë fizike mbi Shehun e kësaj Teqeje dhe ndaj djalit të tij. 

Në ngjarjen e 5 tetorit grabitësit e maskuar dhe të armatosur dhunuan me sende të forta anëtarët e familjes Saraci, si pasojë 5 anëtarët e familjes u dërguan me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës ku më rëndë u paraqit djali i babait të Teqesë i cili ishte qëlluar me thikë. Plagë të rënda kishin edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

teqeja
(Në foto: Njolla gjaku në shtëpinë e Babait të Teqesë gjatë dhunës së grabitësve)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)