GJIROKASTER - Mungesa e kapakëve të pusetave në Gjirokastër, është kthyer në një problem që shqetëson si këmbësorët ashtu dhe ata që qarkullojnë me mjete motorike.
Tre raste me trauma, janë konstatuar javët e fundit tek individë të ndryshëm, të cilët janë lënduar nga pusetat e hapura në mes të rrugës. Sipas të dhënave në bashki vetëm në dy muajt e fundit janë grabitur rreth 70 kapakë pesetash në lagjet kryesore të qytetit.
Banorët e lagjeve akuzojnë bashkinë për mungesë serioziteti në këtë drejtim dhe kërkojnë më tepër angazhim për trajtimin e këtij problemi.
Zëvendësimi i kapakëve të pusetave, kërkon një fond shtesë nga ana e të ardhurave të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, por kjo e fundit e ka mjaft të vështirë pasi vlera e gizës në treg është e lartë. Vetë Bashkia e Gjirokastrës ka kërkuar nga Policia Lokale, verifikimin e rasteve të grabitjes së pusetave dhe bllokimin e pikave të grumbullimit të hekurishteve, të cilat janë stacioni i parë i dorëzimit nga ana e keqbërësve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com