S'pranon dërgimin në Psikiatrinë e Vlorës, e sëmura mendore qëllon me thikë dy infermiere në Gjirokastër (VIDEO)

Dy infermiere në spitalin e Gjirokastrës janë lënduar, pasi u qëlluan me thikë nga një grua me probleme mendore. E sëmura ka bërë rezistencë duke kundërshtuar dërgimin në spitalin Psikiatrik të Vlorës për mjekim.

Dy infermieret që po e merrnin për të dërguar në ambulancë, e sëmura Elvira S. i ka qëlluar me thikë në duar duke i lënduar lehtë. Me shpejtësi ka ndërhyrë stafi i spitalit, ndërsa e sëmura u transportua në spitalin Psikiatrik të Vlorës. Dy infermieret janë jashtë rrezikut, raporton gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Apel vijon gjyqi për dosjen 'Babale'! Salianji shkon në gjykatë me deputetët demokratë, avokati i Olldashit kërkon riçeljen e procesit

Në Apel vijon gjyqi për dosjen 'Babale'! Salianji shkon në gjykatë me deputetët demokratë, avokati i Olldashit kërkon riçeljen e procesit