GJIROKASTËR - Tentativa e grabitjes ka përfunduar tragjikisht në vrasjen e të zotit të shtëpisë, i cili pasi i ka pikasur, është përleshur me ta duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vodhimë të Komunës Dropull i Sipërm në banesën e të moshuarve Magllara. Grabitësit kanë ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së viktimës.
GRABITJA, HYNE NGA DRITARJA E TUALETIT
Ka qenë ora 00:00 e mëngjesit të sotëm kur grabitësit, mendohet 2 persona kanë hyrë ngra dritarja e tualetit me qëllim grabitjen e banesës. Në një moment i zoti i shtëpisë ka dëgjuar zhurmë dhe ka shkuar në banjo për të parë çfarë po ndodhte. 78-vjeçari Pandeli Magllara është përleshur fizikisht me grabitësit të rinj në moshë. Grabitësit e kanë shtyrë dhe koka i është përplasur në lavaman duke i shkaktuar vdekjen. Më pas grabitësit kanë ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së të moshuarit, informon gazetari ynë në Gjirokastër, Piro Nase.
GRABITESIT DYSHOHEN NGA TEPELENA
Policia dyshon se autorët janë dy persona nga Tepelena të cilët punonin si barinj. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur veprimet hetimore nën drejtimin e vetë drejtorit të Policisë së Gjirokastrës, Ajet Ibro.
Nuk dihet nësë dy autorët kanë grabitur sende apo vlera monetare nga banesa, ndërsa policia ka nisur kërkimet e tyre të cilët mendohet se kanë punuar në këtë zonë.
Tre postblloqe policie janë ngritur në të gjithë zonën përreth, duke ushtruar kontrolle në 5 banesa si dhe duke shoqëruar 6 persona. Të shoqëruarit, 4 nga Tepelena dhe 2 nga Libohova po merren në pyetje në cilësinë e personave të dyshuar si autorë të grabitjes me pasojë vrasjen, ndërsa pritet të kenë dhe shoqërime të tjera. Në ndihmë të ekspertëve të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër është nisur një grup ekspertësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com