GJIROKASTER - Djali sëbashku me nusen dyshohet se kanë shtyrë drejt vetëvrasjes nënën 92-vjeçare dhe kanë rënë në pranga. Ngjarja është shënuar më 10 Tetor në qytetin e Gjirokastrës dhe është raportuar prej djalit të të moshuarës Sharaf Alikos dhe nuses së tij Donika, si vdekje natyrale.
Por mesa duket djali nuk e ka mbajtur dot “mbi supe” këtë barrë, duke i rrëfyer 10 ditë më pas motrës së tij se nëna nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrale por kishte varur veten. Gjithçka në këtë pikë ka marrë një tjetër drejtim, pasi motra e Sharaf Alikos dhe vajza e 92-vjeçares me incialet B.A ka kallëzuar në polici vellain e saj dhe bashkëshorten e tij për vrasje.
Policia nisi hetimet pas të cilave rezultoi se nusja e shtepisë kishte konflikte te herë pas hershme ne vjerrën dhe dyshohet se ajo e ka detyruar 92-vjeçaren të vrasë veten.
Por për të qenë sa më i besueshëm dhe për të mbyllur gjithçka zyrtarisht, Sharafi një ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij ka marrë një raport mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Raporti është lëshuar nga mjekja me inicialet E.H, e cila është shoqëruar në polici, pasi duke shpërdoruar detyrën shkroi në raport se 92 -vjeçarja kishte vdekur nga shkaqe natyrale dhe gjithçka është mbyllur zyrtarisht.
Trupi i të ndjerës 92-vjeçare është zhvarrosur dhe pritet përgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO