GJIROKASTËR - Kapet në flagrancë me 69.400 euro para kesh, ndërkohë që ndiqej për krim ekonomik dhe pastrim parash.
 
Kapja u realizua nga policia e Gjirokastrës në aksin rrugor Subash-Gjirokastër dje pasdite rreth orës 17:00 gjatë kontrollit të bërë në një automjet, tip BWV X6, që drejtohej nga shtetasi K. S.

Shtetasi K. S. është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Shuma e eurove dhe automjeti luksoz me vlerë 5.1 milionë lekë të reja janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
 
Të dhëna më të hollësishme policia nuk jep për arsye të hetimit.
 
Po gjatë ditës së djeshme, specialistët për Krimin Ekonomiko-Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 19.00 në qytetin e Këlcyrës kanë bllokuar dy makineri të lojrave të fatit dhe një ruletë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)