GJIROKASTER- Flakët kanë përfshirë mbeturinat publike në përroin e Dunarat të Dytë, mesditën e sotme, duke u pasur dhe me disa shpërthime, të cilat kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke bërë të mundur evakuimin e 10 familjeve që ndodheshin pranë zonës së rrezikut ndërkohë që ka nisur puna për shuarjen e flakëve. Policia thotë se zjarri ishte i qëllimshëm dhe se kishin shpërthyer disa municione.
(sg/shqiptarja.com)