Gjirokastër, java e gjuhës italiane
luan kuarteti i harqeve 'Lyskamm'

Gjirokastër, java e gjuhës italiane<br />luan kuarteti i harqeve 'Lyskamm'
Java e gjuhës dhe e Kulturës Italiane, ka qenë e veçantë në ditën e saj të tretë pasi për herë të parë, kanë performuar në skenën e Universitetit të Gjirokastrës, kuarteti ‘’LYSKAMM’’ i themeluar tetë vjet më parë në Konservatorin e Milanos.
 
Katër të rinj virtuozë italianë Cecilia Ziano, Clara Franziska, Francesca Piccioni të treja violiniste, si dhe Giorgio Casati në violincel, kanë mbajtur pezull për 45 minuta, auditorin e Universitetit “Eqrem Cabej”. Për rektorin Bektash Mema, kuarteti i harqeve, është në vazhdën e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Gjirokastër.
 
Ndërkaq, Adriana Frisenna nga Ambasada Italiane në Tiranë, vlerëson ecurinë e aktiviteteve kulturore me rastin e Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Gjirokastër.
 
Është edicioni i 16 i javës së kulturës dhe gjuhës italiane që po ndërmerret në këtë periudhë në të gjithë Botën-aktivitet ky i organizuar nga Ministria e Jashtme Italiane. Aktiviteti ka për qëllim, vlerësimin e gjuhës dhe kulturës sonë. Çdo vit kemi përzgjedhur tema të ndryshme por këtë vit, kemi përzgjedhur kreativitetin, modën italiane arkitekturën etj. Dua të them se kreativiteti dhe gjuha, kanë lidhje edhe me muzikën ndaj kemi sjellë në Gjirokastër, kuartetin e harqeve ku luajnë virtuozë të rinj të talentuar. Do të vazhdojmë deri në fund të muajit me ceremonitë kulturore në Elbasan dhe të fundit në Tiranë”, është shprehur ajo.
 
Java e gjuhës dhe kulturës italiane në Gjirokastër, do të kulmojë ditën e shtunë ku konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio dhe konsulli i Nderit i Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi, do të organizojnë Takimin me Miqtë e Italisë në homazh të qytetit Amatrice i goditur kohët e fundit nga tërmetet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit