40 klandestinë janë bllokuar policia kufitare e Kakavijës. Rreth orës 20:00 gjatë kontrollit në kufirin jeshil policia Kufitare në bashkëpunim me Delta Forcë, poshtë fshatit Glinë kanë ndaluar  40 shtetas nga vendet e treta nga Siria dhe Eritrea.

Ndërta kishte edhe 12 gra. Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes , me destinacion Malin e Zi.

Vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)