GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur ndalimin e 50 klandestinëve nga Siria, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë. Ndalimi i klandestinëve është bërë i mundur rrreth orës 03.00, të mëngjesit, nga Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të marra se një grup klandestinësh po udhëtonin nëpërmjet shtratit të Lumit Drino në afërsi të Urës së Lumit të qytetit Gjirokastër.
Sipas policisë, në mesin e klandestinëve janë 6 gra dhe 2 fëmijë të moshës 9 e 10 vjeç, të cilët në orët e para të mëngjezit janë shoqëruar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore, dhe pas marrjes së mjekimit po trajtohen me ushqim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Nga hetimet paraprake rezulton se klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes, me destinacion Malin e Zi.
Nga ana tjetër, Specialistët e Sektorit Kundër Traiqve të Plaigjshme në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër po punon për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinet dispononin leje qëndrimi të shtetit grek.
Prej kohësh një numër i konsiderueshëm klandestinësh kryesisht nga Siria janë ndaluar nga ana e policisë shqiptare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com