Policia e Gjirokastrës bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit Altin Cari, i datëlindjes 1972, lindur dhe banues në Gjirokastër , pronar i pikës së grumbullimit të Skrapit dhe
Taulant Braja, i datëlindjes 1974, lindur dhe banues në Gjirokastër, autor i vjedhjes së një porte të hekurt me dy kanata në një banesë si dhe i dyshuar si autor i vjedhjes së pusetave dhe hekurishteve të tjera.
Autori Taulant Braja kishte shitur për Skrap tek pika e grumbullimit me pronar shtetasin Altin Cari.
Gjithashtu në ngarkim të pronarit, Altin Cari , rëndon edhe akuza e “Punësimit të Paligjshëm” pasi kishte punësuar katër shtetas të pa regjistruar në organet kompetente duke mos u paguar sigurimet shoqërore .
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(gm/shqiptarja.com)
