GJIROKASTËR- Katër persona janë vënë në pranga dhe 1 700 Euro false të prerjes 20-she janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në një operacion të zhvilluar nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Gjirokastër.
Operacioni i koduar “Fallsifikatorët”, "ka goditur një grup që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e fallsifikimit të Euro prerje 20-ce, të cilat i hidhnin për qarkullim në treg”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan: Shpëtim Hilaj i datëlindjes 1974, banues në Fier; Riza Tafili i datëlindjes 1986, banues në Tepelenë; Kleant Qeriza i datëlindjes 1991, banues në Tepelenë; Aldo Pata i datëlindjes 1993, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor të Specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomiko - Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Ata janë kapur në flagrancë në hyrje të qytetit Gjirokastër, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, poshtë sediljes së shoferit u gjetën 1.680 Euro prerje 20-çe, me një numër serie, si dhe 20 Euro po me të njëjtin numër serie, të cilat iu gjetën në xhep shtetasit Shpëtim Hilaj.
Sasia e Eurove dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale .
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrjetit të fallsifikimit të Eurove. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com