Policia e Gjirokastrës vijon me intensitet punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe në këtë kuadër në orët e para të mëngjesit të sotëm është e bërë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim, Marjus Vaja.
Shtetasi i lindur në Gjirokastër në vitin 1993, ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim e shitje të narkotikëve".
Ky shtetas, bëjnë të ditur burimet policore, në muajin maj, ka mundur t'ju shpëtojë shërbimeve të Sektorit Kundër Narkotikëve, teksa këta të fundit tentuan ta arrestonin kur Vaja po shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, duke braktisur çantën me rreth dy kilogramë mariuanë. Kapja e tij u bë nga efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër./ATSH/
/Shqiptarja.com