GJIROKASTËR-Një person nga Lazarati u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se kultivonte në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Si pasojë e kontrolleve të kryera efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe rreth 600 gramë cannabis sativa. 

Njoftimi i policisë:

U godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".