Gjirokastër, Lushnjë e Krujë,nxënësit
mësojnë në kushte të mjerueshme

Gjirokastër, Lushnjë e Krujë,nxënësit<br />mësojnë në kushte të mjerueshme
LUSHNJE- Ndonëse prej dy ditësh ka nisur zyrtarisht sezoni i ri shkollor, në shumë shkolla të vendit mësimi ka filluar në kushte të mjerueshme. Situata më alarmante është evidentuar në shkollën 9-vjeçare “Thanasaj” në Lushnjë, e cila zhvillon mësimin në kushte skandaloze.

Muret dhe dyshemeja janë të amortizuara dhe të shkatërruara, ndërsa godina duket sikur do të shembet nga çasti në çast. Drejtori i shkollës thotë se alarmi është dhënë prej kohësh, por askush nuk e ka marrë në konsideratë.

Edhe në gjimaznin e Krujës “Skënderbeu” procesi mësimor ka nisur me probleme, ku klasat kanë qenë tërësisht të parestuaruara, kanë munguar karriket dhe bankat, për të mos përmendur laboratoret dhe kompjuterat. Drejtori i gjimnazit thotë se shqetësimi i është përcjellë Drejtorisë Rajonale Arsimore dhe Bashkisë, por deri tani nuk janë marrë masa.

Edhe në Gjirokastër, mungesa e kushteve higjieno-sanitare është evidentuar si një problem serioz në shkollën 9-vjeçare “Së bashku”. Siç duket, higjiena le për të dëshiruar, ndërsa nxënësit janë më të predispozuar nga sëmundjet infektive.

Ndërkohë drejtuesit e shkollës bëjnë fajtor për këtë gjendje, pushtetin vendor, i cili sipas tyre nuk ka treguar gatishmëri,për t’iu përgjigjur detyrimeve që kanë ndaj institucioneve arsimore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk