GJIROKASTËR - Konfliktet mes çiftit Meni në Gjirokastër kishin nisur prej kohësh, pasi kryefamiljari 66-vjeçar prishte paratë e pensionit në bixhoz, konsumonte alkool dhe vinte në shtëpi orëve të vona. Me detajet e kësaj dëshmie të dhënë para hetuesve, 62-vjeçarja Dituri Meni ka rrëfyer arsyet që e shtynë të vrasë me thikë bashkëshortin e saj, Flamur Meni.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës në banesën e çiftit. Problemet për ta ishin të vazhdueshme, por debati i fundit mes bashkëshortëve fatkeqësisht u finalizua me vrasjen e 66-vjeçarit. Dy ditë pas vrasjes A1 Report mëson se Flamur Meni u qëllua me thikë në kraharor, ndërsa arma e ftohtë i preku edhe zemrën. Ai nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra teksa ndërroi jetë rrugës për në spital.
Djali i familjes Meni i cili jeton me prindërit nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit. 62-vjeçarja, Dituri Meni ka pranuar para hetuesve se e ka kryer e vetme krimin. 66-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia dhe sipas bashkëshortes së tij ai nuk ishte i rregull kundrejt familjes....Por sa mund ta justifikoje kjo nje krim....!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

62-vjeçarja vret burrin "E godita me thikë se vinte vonë"