Gjirokastër, mjeshtri i polifonisë
vret gruan e më pas dhe veten

Gjirokastër, mjeshtri i polifonisë<br />vret gruan e më pas dhe veten
GJIROKASTËR - Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Gjirokastër. Bashkëshorti ka vrarë me armë gruan duke e qëlluar kokë dhe më pas është vetëvrarë me plumb në zemër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 16:00.
 
Burime nga Policia e Gjirokastrës, kanë bërë të ditur se, autori i vrasjes është ish-efektiv policie, Nexhmedin Mustafaraj, 59 vjeç dhe viktima është bashkëshortja e tij, Zenebije Mustafaraj, 49-vjeçe. Autori i krimit aktualisht ishte punonjës i Bashkisë së Gjirokastrës si përgjegjës i tregut me pakicë.
 
Mësohet se, autori i këtij krimi të rëndë, 59-vjeçari Mustafaraj, që më pas është vetëvrarë, është një ndër këngëtarët më të njohur të polifoninsë dhe në Gjirokastër njihet si mjeshtër i këngës labe. Gjithashtu ai prej më shumë se 10 vitesh ishte drejtuesi i një grupi këngëtarësh polifonikë që kishin fituar çmime të ndryshme.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, në qytetin e gurtë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet. Ndërkaq që dëshmitare kryesore e kësaj ngjarjeje, është vajza 25-vjeçare e çiftit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi.
 
Ndërsa është bërë e ditur që arma e përdorur për këtë krim të rëndë, mbahej pa leje nga viktima, Nexhmedin Mustafaraj.

nexhmedin mustafaraj
(Në foto: Nexhmedin Mustafaraj)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës