GJIROKASTËR - Rektori i Universtetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, Gëzim Sala është vënë nën hetim nga prokuroria.

Ai akuzohet për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “falsifikimit të dokumenteve”. Lajmi është bërë i ditur për gazetarin e A1 Report dhe Shqiptarja.com, Piro Nase nga burime pranë Prokurorisë së Gjirokastrës.

Hetimi ndaj rektorit Salaj ka nisur pas një akti ekspertimi të ndërmarrë nga prokuroria. Fillimisht ka qenë një raport i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkaq mësohet se, Gëzim Sala do të merret sot në pyetje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)