GJIROKASTËR - Temperaturat mjaft të ulëta të ajrit gjatë ditëve të fundit në Gjirokastër, kanë krijuar jo pak probleme tek qytetaret.
Ata që janë goditur më tepër, kanë qenë kalimtarët e orëve të para të ditës nëpër rrugët e kalldrëmta në zonën historike të qytetit.
Dëmtimet në gjymtyrë, thyerje të kockave në duar e këmbë, kanë cuar për kurim, dy të moshuar dhe dy nxënës të klasave fillore. Vetë kalimtarët apelojnë për marrjen e masave nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit e cila është përgjegjëse, për rrjedhjen e pakontrolluar të ujërave nëpër rrugët e gurta.
Për të disiplinuar të gjithë lëvizjet e mjeteve nëpër këto rrugë është angazhuar edhe Policia Rrugore duke u vënë në lëvizje.
Mungesa e përkushtimit prej Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve për të disiplinuar rrjedhjet e pakontrolluara të ujërave nëpër sipërfaqe, shoqërohet edhe me mungesën e hedhjes së kripës apo skorjeve në zonat nevralgjike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com