Gjirokastër, nostalgjikët përkujtojnë
108-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës

Gjirokastër, nostalgjikët përkujtojnë<br />108-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës
Edhe pse moti ka qenë jo i qëndrueshëm apo dhe nga frika e tërmeteve që kanë lënë gjirokastritët tërë natën jashtë, kjo nuk i ka penguar idhtarët e Enverit, të festojnë 108-vjetorin e lindjes së idhullit të tyre.
 
Një grup nostalgjikësh gjirokastritë kryesisht të moshuar, u bashkuan si dikur, për të përkujtuar komandantin e tyre legjendar, udhëheqësin shpirtëror për 41-vjet me radhë, Enver Hoxhën.
 
Destinacioni përkujtues i 108-vjetorit të lindjes, ishte oborri i jashtëm i shtëpisë së lindjes së ish diktatorit në lagjen “Palorto” një cep i të cilës, ishte rezervuar enkas, për enveristët të cilët sillnin ndër kujtesë vitet e ndritshme të socializmit dhe të diktaturës së proletariatit që mbizotëronte në Shqipëri, për aq kohë sa udhëhiqej nga Hoxha.
 
Vlerësimi i tyre ka qenë maksimal për figurën e Hoxhës ndonëse për ta, ajo është e pacënueshme nga balta që i është hedhur në 26-vitet e demokracisë në vend.
 
Kreu i Partisë Komuniste të Gjirokastrës Bujar Sulejmani, ka kërkuar nga pushteti vendor dhe Ministria e Kulturës, rivlerësimin e figurës së Hoxhës dhe njëkohësisht rivendosjen e monumentit të tij në vendin ku u instalua në vitin 1988 dhe që u shemb në korrik të 1991.    
 
Për të pasur një gjurmë në qytetin e tij të lindjes përveç banesës tri katëshe në lagjen “Palorto”, enveristët kanë kërkuar mjaft herë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, vendosjen e emrit të Enver Hoxhës, rrugës që kalon mes përmes lagjes. Mirëpo kjo kërkesë është refuzuar dhe në vend të këtij emri, këshilltarët 1 vit më parë këtë rrugë e kanë quajtur “Ismail Kadare”. 

[gallery]19113[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën