GJIROKASTËR - Prokuroria e rrethit gjyqësor Gjirokastër ka pushuar çështjen penale ndaj rektorit të Universitetit të Gjirokastrës, Gëzim Sala.

Prokuroria vendosi që rektori i Universitetit të mos ndiqet penalisht. Gëzim Sala u vu nën hetim nga prokuroria për dy vepra penale, atë të "shpërdorimit të detyrës" dhe "falsifikimit të dokumentave".

Pas akuzave, rektori i Universitetit të Gjirokastrës, u mor në pyetje më datë 06.11.2013 dhe nga dëshmia e marë, u vendos që të pushohej çështja e ndjekjes penale ndaj tij.