Gjirokastër, shembet ura e Viroit
Bashkia: S'kemi fonde, apel Ramës

Gjirokastër, shembet ura e Viroit<br />Bashkia: S'kemi fonde, apel Ramës
GJIROKASTËR - Mungesa e investimeve dhe gërryerja nga ujërat e liqenit ka shkaktuar amortizimin e themeleve të urës, që duket sikur do të shembet nga casti në cast. Ura lidh aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, si dhe të con tek shëtitorja e Viroit, ndërsa investimi I fundit në këtë vepër është bërë para 40 vitesh.

Bashkia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një projekt që parashikon mbrojtjen e urës, por ai I bën apel qeverisë së re që të dnërhyjë për investime më të specializuara, për parandalimin e shkatërrimit të urës.
 
Pas uljes së nivelit të liqenit të Viroit po vëmë re që janë krijuar disa gropa masive që krijojnë premise për rrezikshmëri të shembjes së urës që të çon te shëtitorja e Viroit. Shpati tjetër i kanalit nga ana e rrugës nacionale dhe e fshatit të ri ka filluar të marrë përmasa të mëdha grryerja dhe të krijojë probleme të qendrueshmërisë së trupit të rrugës hyrëse në fshat dhe rrugës naionale.

Bashkia Gjirokastër me një fond 480 mijë lek të reja do marrë masat e para mbrojtëse për urën, për të shpëtuar urën që të çon te shëtitorja. Do të marrim kontakte edhe me qevritarët e të rinj për masa të tjerë inxhinierike, pasi fondi i bashkisë nuk mund ti përballojë, sepse kapin vlera të mëdha, shprehet për mikrofonin e A1Report Vangjel Muço.
 
Parku Natyror i Viroit, që ndodhet 3 km në veri të qytetit të Gjirokastrës ka rënë disa herë pre e dëmtimeve si pasojë e erozionit, zjarreve dhe mungesës së investimeve nga ana e pushtetit vendor. Statusin si park natyror, e ka fituar 20 vjet më parë, ndërsa liqeni, është ndërtuar 45 vjet më parë si iniciativë e një grupi mjeshtërish ndërtimi dhe ish Komitetit Ekzekutiv të rrethit.  


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania