Gjirokastër-Lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme jo vetëm me përmbytjen e banesave, tokave por ka shkatërruar edhe urën tek varrezat e Gjirokastrës.
Ujërat e lumit kanë vërshuar sipër urës që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, duke bllokuar kalimin e mjeteve.
Disa prej punëtorëve që punonin në terren janë bllokuar në krahun tjetër të urës.
Punëtorët punonin në një firmë private, situata paraqitet mjaftë kritike, ka qenë e pa mundur të ndërhyrë për ndihmë nga autoritet.
Në afërsi të fshatit Kardhiq, 8 persona gjenden aty që prej tre orësh në një territor të izoluar nga uji, dhe jeta e tyre është në rrezik.
Reshjet vazhdojnë të jenë me intensitet të lartë dhe prurjet e lumit janë duke u rritur, në orët në vazhdim mund të ketë një rrezik të vërtetë.
Nga ora 18 deri në orët e para të mëngjesit shirat do të bien me intensitet të lartë deri në 100 milimetra, kjo rrezikon seriozisht jetën e banorëve gjatë orëve në vijim.
Në këto momente janë strehuar në një biznes privat, aty ku punojnë, janë duke pritur të vijnë në ndihmë autoritetet, situata mund të përkeqësohet dhe pasojat mund të jenë fatale.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO