GJIROKASTËR - Rreth orës 23:30 të mbrëmjes të së enjtes (4 prill) një automjet fuoristradë tip Rexton ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të Gjirokastrës në vendin e quajtur “Ura e lumit”.

Makina ka shpërthyer në pjesën e prapme dhe si pasojë është dëmtuar pjesa e prapakolpit. Policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit Rudi Haxhia, pronar i një diskoje në Viro të Gjirokastrës  fatmirësisht nuk është lënduar pasi makina është dëmtuar vetëm në pjesën e pasme të saj.

Makina ka vazhduar lëvizjen për rreth 100 metra tjera edhe  pas shpërthimit më pas ka ndaluar.

Nga informacionet e para bëhet me dije se dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi shumë e vogël tritoli. Nisin hetimet.


Rdaksia Online
Besjan Malo/Shqiptarja.com