Gjirokastër, teatrit i vihet dryni
Aktorët nuk lejohen të hyjnë

Gjirokastër, teatrit i vihet dryni<br />Aktorët nuk lejohen të hyjnë
GJIROKASTER - Teatrit Dramatik “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës i është vënë dryni. 12 aktorët e trupës profesioniste së teatrit po përgatiteshin për të vënë në skenë shfaqjen e re, por janë përballur me një vendim ekstrem dhe kanë gjetur dyert e mbyllura. Sipas aktorëve ky ka qenë një vendim i padrejtë i drejtorit të teatrit Thimjo Fili.

Një prej aktorëve të teatrit të Gjirokastrës, Viktor Caro shprehet se nuk dihen arsyet se përse është mbyllur teatri, ndërkohë që kërkojnë arsyet e këtij vendimi.

“Në rradhë të parë duhet ta dimë ne si trupë artistike cila janë arsyet që kanë çuar deri në një masë të tillë, të mbyllet institucioni për aktorët. Ne jemi artistë. Vimë çdo ditë bëjmë vetëm xhiro në koridor. Është pezulluar nga puna, arsyet nuk i dimë dhe si përfundim vjen një masë e tillë, mbyllet institucioni dhe ne qëndromë këtu jashtë. Është lënë puna përgjysmë pasi drama e nisur më parë e punuar 6 muaj në tavolinë, kur erdhi puna për t’u hedhur në skenë u pezullua”, shprehet aktori Viktor Caro.

Është një turp i madh që aktorë me përvojë 37-vjeçare apo 40-vjeçare të flaken kështu dhë të lihen jashtë në rrugë”, shprehet aktoria Irena Pilo për tv A1 Report.

Sipas drejtuesve të teatrit për herë të parë këtë vit, janë hartuar kontratat të cilat përcaktojnë marrëdhënien e punës së aktoreve, pas konvertimit të teatrit “Zihni Sako”, në një kompani kulturore teatrale. Aktualisht Teatri i Gjirokastrës, gjendet në vështirësi funksionimi prej mungesës së fondeve dhe investimeve.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK