Gjirokastër-Tepelenë, shpërthen
makina, vdesin 3 nga një familje

Gjirokastër-Tepelenë, shpërthen<br />makina, vdesin 3 nga një familje
GJIROKASTER-  Përgjaket autostrada Gjirokastër-Tepelenë. Tre janë viktimat që janë shënuar në orët e mbasdites së të dielës në këtë aks, gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur në kilometrin e pestë të aksit nacional në fjalë.

Automjeti tip FIAT Punto me targa greke ZHI 7934, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë, është përplasur me një bordurë anësore të autostradës, duke sjellë menjëherë vdekjen e pasagjerëve në të si dhe të drejtuesit.

SI NDODHI AKSIDENTI
Ka qenë ora 17:20 minuta kur mjeti, ka pësuar aksident në përpjekje për të parakaluar një automjet tjetër në zonën përballë ish serave të ish fermës së Gjirokastrës, në afërsi të kthesës së fshatit Mashkullorë, rreth 3.2 km në veri të qytetit të Gjirokastrës.

Mendohet se skopjimi i gomës së majtë në pjesën e pasme, ka qenë shkaku i humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Laurent Mancellari 28 vjec nga Qafë Gjashta e Sarandës.

Fill pas kësaj, automjeti ka kryer dy-tre salto në rrugë për të përfunduar në pjesën e djathtë të autostradës përbri kanalit kullues, ku dhe ndaloi.

Menjëherë pas ndalesës, mjeti është përpirë nga flakët kjo për shkak të carjes së kanaleve dhe tubave përcjellëse të benzinës që ka favorizuar shkëndijën e provokuar nga disku i gomës së çarë.

Dëshmitarë në vendngjarje, kanë pohuar se mjeti ka shpërthyer menjëherë duke mos u lënë atyre mundësi të ndërhynin dhe të shpëtonin personat që gjendeshin në brendësi të bordit. Përvec viktimës që drejtonte mjetin, së bashku me të udhëtonin edhe i ati i tij Luan Mancellari 62 vjec, si dhe vëllai i këtij të fundit apo xhaxhai i drejtuesit të mjetit Faik Mancellari.

Aksidenti i sotëm, është më i rëndi që ka ndodhur këtë vit në akset rrugore të Qarkut të Gjirokastrës.


makina e djegur
makina e djegur 1
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin