Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi po transportonin 87 pako me kanabis me automjet. Ata janë identifikuar si Sotir Rroshi, 39 vjeç, Fernando Toska, 37 vjeç dhe Maria Çaushi, 37 vjeçe.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin nacional “Ersekë - Tre urat”, Përmet, automjetin tip “Volvo”, me drejtues Sotir Rroshin dhe pasagjere shtetasen Maria Çaushin. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në vende të përshtatura, 87 pako të mbushura lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 70 kg.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga Fernando Toska, i cili kontrollonte rrugën, me qëllim për të sinjalizuar 2 shtetasit e tjerë, për prezencën e shërbimeve të Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 2 automjete dhe 7 aparate celulare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57%
-
JO
34.3%
-
NUK E DI
8.7%
Vota total: 1620
Lajme të tjera
-
Aksident në Gjirokastër, 62-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Humb jetën në spital
29 Janar, 17:32
-
30 vite pa ujë e rrugë, banorët në Memaliaj si në mesjetë: Tokat i mori lumi, kemi ngelur pa pikën e ujit
28 Janar, 16:32
-
‘Sytë e krimit’, çmontohen 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel! 2 persona në hetim
28 Janar, 14:29
-
Greqi, arrestohet një shqiptar dhe një grek me 67 kg kanabis në makinë! Tentuan t’i ikën policisë, u kapën pasi patën probleme me gomat
25 Janar, 08:54
-
Pulia 'e etur', ujë nga Shqipëria! Kreu i rajonit: Ju zbuloj ujësjellësin e ri që do vijë në Otranto, kam folur me Ramën! 1 miliard euro investimi, 8000 vende pune
24 Janar, 11:45
-
Gjirokastër, zjarr në tarracën e një pallati
24 Janar, 08:03
-
Merr flakë një banesë në Memaliaj, nuk ka të lënduar (VIDEO)
23 Janar, 21:51
-
Këlcyrë, pamje të frikshme nga erozioni në Katundishtë! Çahet toka, shemben 4 shtëpi, 25 persona në ‘qiell të hapur’, apel për ndihmë
23 Janar, 19:41
-
Berisha ia la zona të lira për 14 majin, PBDNJ përcakton kandidatët në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq (EMRAT)
23 Janar, 11:24
-
Po i vinin gjobë të vëllait, 33-vjeçari ‘përplaset’ me policët e Rrugores në Mallakastër, vihet në pranga
21 Janar, 15:26
-
Homazhe për Ziver Veizin në Gjirokastër, familjarët: Kemi shpresa se SPAK do të rihapë çështjen
21 Janar, 11:24
-
Ishte vetëm 11-vjeçe kur iu vra babai në protestën e 21 janarit, Ana Veizi kërkon drejtësi: Nuk dorëzohem, do i shkoj deri në fund
21 Janar, 10:55