‘Ne folëm shqip në Sarajevë’! Drama ‘Vizita’ e teatrit Migjeni vlerësohet me çmimin e medias në ‘MESS Festival’

Pjesëmarrja e Teatrit “Migjeni” në edicionin e 64-të të Festivalit “Mess” në Bosnje-Hercegovinë, më i vjetri në Ballkan ka rezultuar i suksesshem. Juria ka vlerësuar shfaqjen “Vizita” të regjisorit Davide Iodice me çmimin e medias “Oslobodenje”. Disa nga protagonistët e këtij suksesi ndanë emocionet përmes nje konferencë për mediat.

“Është hera e parë që një trupë shqiptare merr pjesë në një konkurim dhe hera e parë që marrim çmim. Është gëzim i madh për ne”, tha aktori, Jozef Shiroka.

“Ne folëm shqip në Sarajevë dhe publiku reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo për ne është shumë emocionuese. Në Sarajevë një temë e tillë prek sepse populli ka vuajtur shumë për liri”, tha Merita Smaja, aktore.

Bazuar në veprën e shkrimtarit britanik Herbert George Ëells, drama “Vizita” është bashkëpunim i teatrit të Shkodrës me regjisorin italian Davide Iodice. Në Shqipëri është vënë në skenë disa muaj më parë, ndërsa pas suksesit në “Mess Festival” trupa e aktorëve shkodranëdo të vijojë shfaqjet në disa qytete të Italisë përgjatë vitit 2025.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Tabaku kritikon buxhetin për Shëndetësinë: Premtuat shëndetësi falas, por shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve! Ku përfundojnë taksat e shqiptarëve?

Tabaku kritikon buxhetin për Shëndetësinë: Premtuat shëndetësi falas, por shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve! Ku përfundojnë taksat e shqiptarëve?