GJIROKASTER - Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për dy autorët e vjedhjes me dhunë e pasojë vdekjen e të zotit të shtëpisë Pandeli Magllara.
Ngjarja ka ndodhur më 13 prill ne qytetin e Gjirokastrës ku dy autorët Ardian Qopekaj 25-vjeç dhe Dashamir Kamo 43-vjeç nga Libohova hynë nga dritarja e çiftit të moshuar ku pas përleshjes me ta i zoti i shtëpisë humbi jetën.
Masa e sigurisë u dha pas mbledhjes së provave materiale ku sipas policisë “nga kontrolli në makinën dhe në banesën e Adrian Qopekaj, u gjetën një palë doreza me njolla gjaku, 12 ikona të kishave të Dropullit, 3 tropano, 3 troko, 1 saldatriçe, 1 arkë me vegla në magazinën e shtetasit S.B në Libohovë, 1 arkë me fishekë dhe një kapsollë detonatore.
“Ndërsa Dashamir Kamos iu gjetën një palë xhinse me njolla gjaku”, theksohet në njoftimin e policisë.
25-vjeçari Ardian Qopekaj ka kryer edhe një sërë vjedhjes të kishave në fshatrat e Dropullit si dhe një magazinë me vegla pune.
Gjatë grabitjes më 13 prill, autorët dhunuan edhe bashkëshorten e të moshuarit të ndarë nga jeta, e cila si pasojë e plagëve të marra u shtrua në spitalin e qytetit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vranë të moshuarin gjatë grabitjes, ndalohen dy persona