Gjirokastër, vrasja e dyfishtë, mjekët
protestojnë dhunën nga familjarët

Gjirokastër, vrasja e dyfishtë, mjekët<br />protestojnë dhunën nga familjarët
GJIROKASTER - Mjekët e spitalit rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani” kanë protestuar për rreth 1 orë, duke denoncuar rastet të dhunës nga familjarët e pacientëve. Sipas tyre, rasti më i fundit ka qenë kërcënimi dhe ofendimi nga familjarët e 59 vjecarit Nexhmi Mustafaraj, i cili 2 ditë më parë vrau gruan dhe më pas veten në Gjirokastër. Mjekët ankohen se janë kërcënuar nga të afërmit e Mustafaraj pasi pretendonin se në spital ka mbërritur gjallë dhe neglizhenca e mjekëve ka bërë që ai të ndërrojë jetë. Mjekët e dënojnë këtë rast dhe kërkojnë mbrojtje nga instancat përkatëse.

"Një dhunim i institucioinit dhe personave të bluzave të bardha duam të deklarojmë hidhërimin tonë kundër kësaj dhune, institucionet përkatëse të marrin masa per të respektuar këtë personel. Nuk është hera e parë, janë disa raste të përsëritura, na vijnë dhe na thyejnë xhamat. Jemi nën presion. Denoncimet janë bërë të vazhdueshme dhe shumë herë janë tërhequr nga presione të ndryshme. Është e papranueshme të dhunohen mjekët", shprehet Murat Kaçi, shefi i pavionit të kirurgjisë.

Edhe mjekja Figali Kobuzi shprehet duke thënë: "Është një grevë një orëshe për dhunën e ushtruar herë pas here në spitalin tonë. Bashkohen me dhimbjet e familjarëve për problemet e tyre, stafi mjekësore ka reaguar. Nuk është bërë asgjë deri tani dhe reaguam në këtë mënyrë. Duam më shumë mbështetje".

Ndërkohë, nga ana tjetër vajza 25 vjecare e dy viktimave Mustafaraj ndodhet ende në spital nën efektin e qetësuesve, sepse ka pësuar shok të rëndë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Gjirokastrës në ditën e Kurban Bajramit. 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë