GJIROKASTER - I hapet drita jeshile restaurimit të banesës ku lindi shkrimtari i madh, Ismail Kadare, në lagjen “Palorto” në zonën historike të Gjirokastrës. Ngërci dy vjeçar rreth ecurisë së punimeve në të, ka pasur për protagonist pronarët e ndërtesës përbri asaj të Kadaresë, të cilët pretendonin se nuk duhet të cënohej kurrsesi prona e tyre e paluajtshme nga ndërtimi i një harku guri, pjesë e projektit të mëparshëm.
Por sipas drejtorit të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Spartak Drasa, është kryer e gjithë procedura për shpronësimin e objektetit të Kadaresë, si dhe ka pasur një frymë bashkëpunimi me vetë pronarët.
Shtëpia e gurtë u dogj aksidentalisht në nëntor të vitit 1999 dhe pritet të kthehet në një qendër të rëndësishme si për nxitjen e turizmit, ashtu edhe për profilin kulturor të saj.
Tashmë ky objekt vazhdon të tërheqë gjithmonë e më shumë interesimin e grupeve të turistëve që mbërrijnë në Gjirokastër, të cilët kanë kërshërinë të shohin nga afër shtëpinë e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com