Një bisht cigareje e braktisur nga një nxënës i klasës së tretë në Shkollën e Mesme Industriale “Thoma Papapano” në Gjirokastër, ka shkaktuar djegien e klasës dhe rrezikun e shkrumbimit të tërë shkollës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme kur dëshmitarë të rastit, kanë lajmëruar Policinë dhe zjarrfikëset të cilët kanë shpëtuar mrekullisht pa u bërë shkrumb e hi, e gjithë godina tre katëshe.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje nga ku dhanë ndihmën e menjëhershme për t’u mos u përhapur flakët në ambientet e tjera të shkollës. Ndërhyrja në kohë, ka shpëtuar klasat e tjera që gjendeshin përbri asaj që u shkrumbua nga flakët.
Sipas shefit të PMNZSH në Gjirokastër Hodo Cani, zjarri nuk është shkaktuar si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike pasi siguresat elektrike të godinës shkollore kanë qenë të stakuara.
Mirëpo grupi hetimor ka verifikuar mbeturinën e një bishti cigareje e cila është marrë në cilësinë e provës materiale çka vërteton se zjarri është provokuar pikërisht nga kjo mbeturinë.
E gjithë klasa me orenditë e veta, është shkrumbuar ndërkohë që në momentin e rënies së flakëve, shkolla ka qenë tërësisht e braktisur nga nxënësit dhe stafi i mësuesve.

Drejtuesit të Shkollës së Mesme Profesionale “Thoma Papapano”, shprehen për A1 Report jashtë kameras, se nxënësit janë larguar nga shkolla në orën 13:30 minuta me mbarimin e orës së fundit e bashkë me ta edhe mësuesit e lëndëve teknike si dhe instruktorët. Sipas mësuesve, në klasën ku zhvillohet mësimi i nxënësve të vitit të tretë, ka tre elementë që njihen si konsumues të duhanit dhe njëri prej tyre, mund të ketë qenë personi i cili ka braktisur bishtin e duhanit poshtë një tavoline mësimi dhe kjo mesa duket ka provokuar zjarrin.
Gjithsej janë djegur 15 tavolina 22 karrige, një dërrasë e zezë, tre dollapë të mëdhenj si dhe disa aksesorë të nevojshëm për lëndët mësimore.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO