Gjirokastër,AKU bllokon pikën e tregtimit të mishit,ambienti në pronësi të Komunitetit Mysliman

Gjirokastër,AKU bllokon pikën e tregtimit të mishit,ambienti në pronësi  të Komunitetit Mysliman

Gjatë ditës së sotme, Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Sektorin e Krimit Ekonomik kanë kryer kontrolle në një pikë të palicencuar tregtimi mishi në rrethin e Gjirokastrës.
Në një ambient në pronësi të xhamisë (komunitetit mysliman), me vendnodhje “Lagjja e Zejtarëve”, Pazar, ushtrohej aktivitet i paligjshëm i tregtimit të mishit, nga shtetasi Bledar Guri. Operacioni u zhvillua nga AKU Gjirokastër, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Sektorin e Krimit Ekonomik, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Prej kontrollit rezultoi se subjekti, ishte i pa regjistruar në QKB dhe tregtonte mish të pasigurtë, pa certifikatë veterinare dhe dokumenta të tjera shoqëruese.




(Ambientet ku u sekuestrua aktiviteti i paligjshëm i mishit në Gjirokastër)

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Gjirokastër, menjëherë mori masën urgjente për ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit, si dhe masën administrative gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Ndërkohe u morën dhe masa e sekuestrimit të 43kg mish gjedhi dhe u bllokuan mjetet e punës: frigorifer, 2 peshore, makinë grirëse, 2 thika, 2 hanxharë. Këto të fundit me përfundimin e procedurave të shqyrtimit administrativ, kalojnë për ruajtje në rezervat materiale të shtetit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 22/03/2018 11:27

    Po mire o media e menderosur cfar rendesia ka se ne pronesi te kujt ishte ambjenti apo doni te mbillni urrejte medoemos kundrejt muslimaneve. Sa thertore jane mbyllur e bllokuar nga aku, ky eshte rasti i pare qe publikoni dhe pronarin e ambjentit, dhe jo perdoruesin apo zhvilluesin e biznesit. Ju duheni hetuar per frymezim te urrejtjes fetare dhe radikalizim te popullsise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë